“Surpriza në dashuri dhe ekonomi”, astrologia Meri: Dashuri me shikim të parë ose…


Astrologe Meri Shehu jep lajme të mira në aspektin ekonomik dhe personal.

Sipas astrologes, Dielli në Luan bën një katërkëndësh me Uranin në Dem dhe sjell ngjarje të papritura dhe surpriza. E vetmja fushë ku duhet të kemi kujdes është shëndeti.

“Sot Dielli ne Luan bën katërkëndësh me Uranin në Dem. Ngjarje të papritura dhe surpriza ju presin sidomos në ekonomi e dashuri. Ndarje dhe dashuri me shikim të parë. Me shume kujdes duhet të kenë njerëzit me pozitë ose meshkujt nga ndryshime të papritura në punë dhe karrierë.

Po kështu kujdes edhe me shëndetin. Afërdita që udhëheq Uranin tregon edhe kthesa të papritura në ekonomi. Situata që ndryshojnë ose dalin jashtë kontrollit”, tha Meri.


Like it? Share with your friends!