Mediat në Spanjë: Coutinho gjithnjë e më pranë PSG-së –

Sipas asaj që raporton  media franceze ‘Paris United’ agjenti i mesfushorit Coutinho ka takuar disa herë drejtorin sportiv të PSG-së, Antero Henrique për të diskutuar transferimin e lojtarit.

Coutinho ndodhet në Brazil për të luajtur Copa América. Edhe pse klubi nuk ka ndonjë propozim formal nga Philippe Coutinho, e ardhmja e mesfushorit brazilian duket gjithnjë e më pranë PSG-së.

Pasi Mundo Deportivo zbuloi se Coutinho tashmë ishte shprehur në dhomat e zhveshjes se synimi i tij ishte për të ndryshuar ambient në fund të këtij sezoni, me shumë mundësi do të jetë PSG skuadra e re ku e pret braziliani tjetër shoku i tij Neymar.

(n.b/BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Zbulohet preferenca e Ramës, ja trajneri i ri i Partizanit –

Një tjetër trajner italian për stolin e Partizanit në Tiranë. E ka zbuluar gazetari italian Alfredo Pedulla. Bëhet fjalë për Franco Lerda, që është kandidati kryesor për të marrë frenat e klubit kryeqytetas.

Sot do të ketë në Tiranë një takim mes liderëve të Partizanit dhe trajnerit Lerda për të rregulluar hollësitë e marrëveshjes. Trajneri është i lirë dhe për të do të ishte një eksperiencë e bukur jashtë vendit, duke pasur parasysh se Partizani do të marrë pjesë në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Ndonëse presidenti Demi ka shtyrë deri në çastin e fundit për rikthinim e Adolfo Sormanit, ky i fundit ka kthyer përgjigje negative, pasi ka pretenduar garanci nga drejtori Olsi Rama, pasi rasti Gega është ende i freskët.

BalkanWeb

Marre nga Balkanweb

E ardhmja e De Ligt, Mino Raiola sqaron udhëtimin e tij në Paris –

Mino Raiola ka mohuar lajmet e agjensisë italiane ANSA se prania e tij në Paris ishte për të negociuar me PSG nënshkrimin e mundshëm të Matthijs de Ligt. Raiola shpjegoi se “ky është shembulli klasik i lajmeve të rreme” . Ndërsa për fotografinë që është bërë me një gazetar francez, ai tha: “Më kërkoi të bënim një fotografi së bashku, por nuk e dija se kush ishte ky zotëri, nuk kam folur asnjëherë me të. ”

Në këtë mënyrë, Raiola mohoi takimin me PSG dhe sqaroi fotografinë që qarkullonte përmes rrjeteve pasi u botua nga mediat në Itali. De Ligt është me pushime dhe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.

(n.b/BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Ja mesazhi i De Ligt për tifozët para se të nisej me pushime –

Matthijs de Ligt, i cili në një intervistë ekskluzive dhënë për Mundo Deportivo të martën e kaluar, shprehu dyshimet e tij rreth pranimit të propozimit të Barçës, ka postuar një mesazh përmes llogarisë së tij Instagram të mërkurën përpara se të nisej me pushime.

Në postimin e De Ligt shoqëruar me një fotografi i veshur me fanellën e ekipit të tij aktual shkruan: “Sezoni zyrtarisht ka përfunduar. Ka qenë një udhëtim i pabesueshëm me shumë momente të paharrueshme. Tani është koha për t’u çlodhur dhe për të ngarkuar bateri “, tha Matthijs pa dhënë asnjë të dhënë për të ardhmen e tij.

De Ligt deklaroi se do të përfitonte nga pushimet e tij për të menduar se cili propozim do ta joshte më shumë për të ardhmen e tij.

BalkanWeb

Marre nga Balkanweb

Zyrtare/ Real Madrid nënshkruan me mbrojtësin Ferland Mendy –

Zinedine Zidane e donte në Real Madrid, mbrojtësin Ferland Mendy dhe klubi spanjoll ia ka plotësuar dëshirën francezit. Galaktikët i kanë paguar Lyonit 48 milionë euro me një bonus prej 5 milion eurosh. Blerja e tij është konfirmuar pas vizitave mjekësore në Paris dhe francezi ka nënshkruan një marrëveshje që zgjat deri në vitin 2025.

Real Madrid e sheh atë si një zëvendësuesin e Marcelos për një periudhë afatgjatë. Ardhja e Mendy do të thotë se disa nga të mbrojtësit e majtë duhet të largohen, pasi Real Madridi tashmë ka Sergio Reguilon, Theo Hernandez dhe madje edhe Achraf Hakimi, i cili mund të luajë në atë krah.

(n.b/BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Pas 55 vitesh, ora e famshme në stadiumin e Hamburgut do të hiqet –

Është një orë historike, por do të hiqet shumë shpejt nga vendi i saj. Në Hamburg do të nisin punimet për të hequr orëshënuesin, i cili prej vitit 1963 tregonte qëndrimin e klubit të Hamburgut në Bundesligë. Vite, muaj, ditë, orë dhe sekondat, të cilat tregonin një rekord unik në Gjermani, duke qenë se Hamburgu nuk kishte rënë kurrë nga kategoria deri në vitin 2018.

Pas rënies në Bundesligën 2, ora e famshme ishte ndalur duke treguar 54 vite, 261 ditë, 0 orë, 36 minuta dhe 02 sekonda! Dhe ashtu ka qëndruar që prej asaj dite, ndërsa shumë shpejt, ajo nuk do të qëndrojë më në “Volksparkstadion”.

(Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Humbën ndaj Kosovës, shpërthen Popov: Bullgaria s’është jetimore! –

Humbja ndaj Kosovës në kualifikueset e Euro 2020 ka lënë vraga të rënda në Bullgari me kapitenin Ivelin Popov, që nuk ka kursyer asnjë nga skuadra e tij, përfshirë dhe talentin e skuadrës, Kiril Despodov. Kosova fitoi me rezultat dhe lojë në “Vasil Levski” dhe kjo i ka acaruar jo pak bullgarët.

“Kombëtarja nuk është jetimore ku të rinjtë duhet të luajnë patjetër edhe pse nuk i kanë kapacitetet. Nuk shoh tek ata dëshirën për të bërë mirë, mentalitetin. Flitet gjithnjë për gjak të ri në ekip, por nuk mjafton që të jesh i ri apo të kesh luajtur 15 ndeshje në kampionat për të ardhur në Kombëtare. Despodov? Ai luan në Serie A, por për të gjithë koha ikën dhe nëse ai dhe të tjerët nuk ndyshojnë qëndrim, rrezikojmë shumë”.

(Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Raiola është në Paris! Po diskutohet për kalimin e De Ligt te PSG –

Mino Raiola është në Paris për t’u takuar me krerët e Paris Sën Zhërmenit. Në këto çaste, prokuratori i famshëm është në kryeqytetin francez për të biseduar me PSG për mundësinë e transferimit në Ligue 1 të mbrojtësit Matijs De Ligt.

PSG disa javë më parë bëri një propozim mjaft joshës për lojtarin me një pagë neto prej 7 milionë eurosh në sezon, një ofertë e cila do të diskutohet me Leonardon, që është kthyer në kryeqytetin francez pas aventurës me Milanin.

Do të bisedohet edhe në lidhje me Marko Verratin. E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares italiane nuk është në diskutim: ai do të qëndrojë në Paris dhe shumë shpejt do të firmosë një tjetër kontratë të re milionere.

(Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Italia mban kreun e grupit –

Në kualifikueset e Euro 2020 Italia mundi 2-1 Bosnjën në ndeshjen e luajtur në Torino. Skuadra e  Mancinit pësoi në minutën e 32 nga Edin Dzeko, por gjeti suksesin me Insigne dhe Verrati në pjesën e dytë dhe tashmë është në krye të grupit, me 12 pikë të plota.

Po në grupin e Italisë, Greqia pësoi humbjen e dytë në shtëpi. Armenia fitoi me rezultatin 2-3, duke shuar shpresat për një kualifikim të mundshëm, ndërsa Finlanda triumfoi ndaj Lichtesteinit, me rezultatin 0-2.

Gjermania u tregua e pamëshirshme ndaj Estonisë, në fitoren 8-0. 5 gola u shënuan në pjesën e parë të takimit. Irlanda e Veriut fitoi me rezultatin minimal 0-1, duke marrë kreun e grupit me 12 pikë.

Në sfidat e tjera, Belgjika triumfoi 3-0 me Skocinë, ku shënuan 2 herë Lukaku dhe një herë De Bruyne, ndërsa Hungaria fitoi minimalisht 1-0 ndaj Uellsit.

Tv Klan

 

Marre nga TvKlan

Reja i gëzohet mbrojtjes –

Fitorja me Moldavinë lehtësoi të gjithë te Kombëtarja, duke kthyer besimin dhe qetësinë. Golat e Cikalleshit dhe Ramadanit vendosën triumfin 2 – 0 në shtëpi dhe tani duhet punuar më shumë sipas trajnerit Edy Reja që të përmirësohemi në çdo aspekt.

Edy Reja, trajner i Kombëtares: Jam i lumtur përë këtë rezultat dhe pas kësaj uroj që të luhet më të qetë. Më parë ky ekip pësonte gol lehtësisht dhe nuk kishte rregull në aspektin mbrojtës. Në këtë pikë jemi përmirësuar, por tani duhet të bëjmë të njëjtën gjë nga mesfusha e më tej. Të gjithë kundërshtarët janë të fortë, por ne duhet të bëjmë punën tonë, pasi ndeshjet nuk nisin të humbura, duhet t’i luajmë.

Sokol Cikalleshi, i cili vetëm pak minuta pas hyrjes në fushë realizoi golin që zhbllokoi rezultatin medon se duhet ndjekur strategjia si në kualifikueset e Euro 2016 që sollën dhe pjesëmarrjen historike në një turne madhor.

Sokol Cikalleshi. futbollist i Kombëtares :Unë jam i mendimit që t’i marrim ndeshjet një e nga një, ashtu siç bëmë në eliminatoret e Europianit të kaluar ku u kualifikuam. E dimë që me Francën do të jetë e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mendon se Shqipëria mund të luajë shanset e saj pas kësaj fitoreje.

Armand Duka, President i FSHF-së :Mendoj që Franca është favorit kryesor, Turqia dhe Islanda pak më pak dhe Shqipëria afër tyre, por gjithsesi duhet të luftojmë deri në fund.

Në takimet e së martës Franca mundi lehtësisht 4 – 0 Andorrën, ndërsa Islanda fitoi 2 – 1 me Turqinë duke bërë që të tre ekipet të jenë me nga 9 pikë në krye të grupit H. Shqipëria renditet e katërta me  3 pikë më pak, çka e mban gjallë shpresën për kualifikim. Sfida e radhës do të luhet në transfertë me Francën në shtator.

Tv Klan

Marre nga TvKlan