Vrasja në Laç/ Identifikohet autori i dyshuar i ngjarjes

Mbrëmjen e djeshme në afërsi të stadiumit të Laçit 24- vjeçari Viktor Shkorreti mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë zjarri.

Ndërkohë që sot policia njofton se është dentifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për një parking dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi
Kurbin

Zbardhet vrasja e 24 vjeçarit V.SH. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen në afërsi të stadiumit Laç, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.Sh., Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.


Top Channel

Marre nga Top Channel

E FUNDIT/ Të shtënat me armë pranë Bashkisë në Elbasan, qëllon në ajër Garda, në kërkim një person (DETAJET)

Elbasan- Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Dosja.al mëson se nuk ka pasur viktima apo të lënduar nga breshëria e armëve.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë së Elbasanit dhe teksa një person i është afruar Bashkisë duke bërë veprime të dyshimta menjëherë ka vepruar Garda.

Pas disa minutash Garda ka qëlluar me armë zjarri  në ajër dhe personi është larguar menjëherë. Edhe nga banorët e zonës konfirmohet se ka pasur të shtëna. Personi është identifikuar, ndërsa po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij në komisariat.

Ende nga policia nuk ka informacion për këtë ngjarje.

vijon…

J.V/Dosja.al

The post E FUNDIT/ Të shtënat me armë pranë Bashkisë në Elbasan, qëllon në ajër Garda, në kërkim një person (DETAJET) appeared first on .

Marre nga

LAJM I FUNDIT/ 5 ditë i humbur, gjendet i pajetë 17-vjeçari në Këlcyrë, shoqërohet në polici shoku i tij (EMRI)

Këlcyrë- 17-vjeçari Matia Rizallari,  i cili ishte prej 5 ditësh ishte i humbur është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur pranë lumit Vjosa, te vendi i quajtur Ura e Dragotit.

Theksojmë se humbja e 17-vjeçarit Matia Rizallari u denoncua nga familjarët edhe prej 5 ditësh ata ishin në ankth. 17-vjeçari kishte shkruar për t’u larë në lumë por nuk ishte kthyer.

Familjarët dyshojnë se 17-vjeçari është vrarë nga shoku i tij.Madje i ati i viktimës Arjan Rizallari ka denoncuar në polici duke ngritur gishtin mbi 25-vjeçarin Egliter Dosti.

Menjëherë në polici është shoqëruar Egliter Dosti 25-vjeç, shoku i viktimës.

vijon…

J.V/Dosja.al

 

The post LAJM I FUNDIT/ 5 ditë i humbur, gjendet i pajetë 17-vjeçari në Këlcyrë, shoqërohet në polici shoku i tij (EMRI) appeared first on .

Marre nga

Kush është 24-vjeçari që u vra dje në Laç, dinamika e sherrit për një vend parkimi (FOTO+VD)

Laç- Me një breshëri kallashnikovi u vra mbrëmjen e djeshme në Laç  pranë Gjykatës së këtij qyteti 24-vjeçari Viktor Shkorreti.

Mësohet se disa bashkëmoshatarë të tij, kanë dashur të parkojnë në vendin ku po linte makinën, viktima, 24-vjeçar. Menjëherë mes tyre lindi një sherr dhe njëri nga të përfshirët nxori automatikun dhe me një breshëri  plumbash dhe vrau 25-vjeçarin. Viktima është me orgjinë nga Mirdita dhe prej vitesh jetonte në qytetin e Laçit.

Dinamika e ngjarjes pritet të zbardhet nga policia, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Po ashtu janë ngritur post-blloqe të shumta për të bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar.

Theksojmë se një ditë më parë qyteti i Laçit kishte shumë vizitorë pasi ishte dita e Shna Ndoit. Mijëra besimtarë shkruan në kishën e Laçit për të falur mëkatet dhe plotësuar dëshirat e tyre.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak Në afërsi të stadiumit në Laç – Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.SH. 24 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

J.V/Dosja.al

 

The post Kush është 24-vjeçari që u vra dje në Laç, dinamika e sherrit për një vend parkimi (FOTO+VD) appeared first on .

Marre nga

Përplasen tre makina në autostradën Lezhë-Laç, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç në vendin e quajtur ‘Mbikalimi i Patokut’.

Në aksident janë përlasur tre automjete, ku kontretisht mjeti tip Renault me drejtues shtetasin A.L 43 vjeç,banues në Durrës me mjetin tip Benz me drejtues shtetasin N.T 29 vjeç ,banues në Berat dhe mjetin tip Audi me drejtues shtetasin A.M.,19 vjeç, banues në Kurbin.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Audi, shtetasi me iniciale A.M i cili u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Top Channel

Marre nga Top Channel

të shtëna me armë zjarri pranë Bashkisë së Elbasanit, s’ka viktima

ELBASAN– Të shtëna me armë në qytetin e Elbasanit. Fatmirësisht raportohet për të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë së Elbasanit, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me këto ngjarje.

Policia ka shkruar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave që kanë qëlluar me armë.

(k.m./dosja.al)

The post të shtëna me armë zjarri pranë Bashkisë së Elbasanit, s’ka viktima appeared first on .

Marre nga

Përgjaket nata e ‘Shna Ndoit’, 25-vjeçari vritet për një vend parkimi (Emri)

LAÇ– Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç. Ngjarja ka ndodhur  pranë Gjykatës së Laçit për një vend parkimi.

Nga informacionet e para mësohet se viktima është Viktor Shkorreti, 25 vjeç me origjinë nga Mirdita dhe i ardhur me familjen prej vitesh në qytetin e Laçit.

Sherri ka nisur për një vend parkimi dhe në debat e sipër autori ka qëlluar me automatik mbi viktimën.

Sot qyteti i Laçit vizitohet nga shumë qytetarë, pasi kjo është dita e kishës së Shna Ndoit. Mijëra besimtarë shkojnë në kishën e Laçit për të falur mëkatet dhe plotësuar dëshirat e tyre.

(k.m./dosja.al)

The post Përgjaket nata e ‘Shna Ndoit’, 25-vjeçari vritet për një vend parkimi (Emri) appeared first on .

Marre nga

Të shtëna me armë zjarri në Laç, mbetet i vrarë një person

Një vrasje ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Laçit.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat. Deri tani akoma nuk është identifikuar personi që mbeti i vdekur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë stadiumit të Laçit.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Parlamenti holandez kundër hapjes së negociatave –

Parlamenti holandez vendosi t’i rekomandojë qeverisë të mos pranojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë në Bashkimin Europian, por vetëm për Maqedoninë e Veriut.

Mbi 2/3 e deputetëve të dhomës së ulët të parlamentit, 105 nga 150 deputetë votuan pro mocionit të hartuar nga Piter Omtzig, përfaqësues i kristiandemokratëve që janë pjesë e koalicionit qeverisës. Mocioni u mbështet edhe nga partitë e koalicionit qeverisës përfshirë atë popullore kryeministrit Mark Rute.

Shqipëria ka arritur rezultate të pamjaftueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe nuk i plotëson ende kushtet e vendosura për hapjen e negociatave të anëtarësimit.”

Ky vendim nuk është detyrues për qeverinë, e cila do të votojë në Këshillin Europian. Në reagimin e saj pas votimit të mocionit, Ambasada holandeze në Tiranë, deklaron se do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në reformat e ndërmarra. Vlerëson procesin e vetingut në drejtësi.

“Ne e inkurajojmë fuqishëm qeverinë e Shqipërisë të vazhdojë në rrugën e nisur. Ne jemi të vetëdijshëm se sa sfidues është procesi i pranimit dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në reformat e saj sa më shumë që të mundemi, veçanërisht në fushën kyçe të shtetit të së drejtës. Holanda i vlerëson dhe i mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë, sidomos në lidhje me reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut. Procesi i vetingut është një proces vërtet i spikatur, unik për rajonin.”

Në reagimin e saj ambasada thekson se Holanda vazhdon të mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, Policia me plan masash për të përballuar fluksin

Policia e Lezhës ka përgatitur një plan masash për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç, më datë 12-13 Qershor 2019.

Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që i bashkohen këtij pelegrinazhi, janë marrë masat si më poshtë:

– Nga ora 08:00 datë 12.06.2019 – ora  24:00 datë 13.06.2019,  do të kufizohen  disa  segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:

” Nga Kryqëzimi i Gjykatës  –  Kisha e Shna Ndout ”

” Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”

” Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”

“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore ,mjetet e emergjencave civile ,  zjarrëfiksja, ambulanca  dhe policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje,  pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

–  Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .

Policia e Lezhës, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Laçit si dhe pelegrinëve përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin komunikimet e punonjësve të policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, një ndihmë kjo në menaxhimin e fluksit të lartë për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit.


Top Channel

Marre nga Top Channel