Sport

ZYRTARE/ Lamtumirë Barcelona, Coutinho transferohet te Bayern –

Loading...

Tani është zyrtare. Pas një sezoni e gjysmë me shumë ulje ngritje, Philippe Coutinho largohet nga Barcelona, për të vazhduar karrierën e tij te Bayern Munich. Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi bavarez me anë të një njoftimi shpërndarë në rrjetet sociale. Kampionët gjermanë mbyllën një operacion “blic” në merkaton e verës, duke gjetur në fillim akordin me sulmuesin brazilian dhe më pas me klubin katalunjas. Coutinho transferohet te Bayern në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit.

Kutinjo
Kutinjo

Kampionët gjermanë do të paguajnë si fillim nga 15 deri në 20 milion euro, ndërsa çmimi për blerjen e lojtarit është 120 milion euro. Ky transferim i jep fund një prej temave më të nxehta në këtë sesion të tregut të transferimeve, pasi sulmuesi brazilian ishte futur në tratativat e gjata të Barcelonës me Paris SG për Neymar. Kjo nuk do të ndodhë dhe Coutinho ka mundësinë e një revanshi personal, pasi zhgënjeu jo pak me kampionët e La Liga. Braziliani la Liverpulin përpara dy sezonesh, duke kaluar te Barcelona për 160 milion euro.

Loading...
Philippe Coutinho
Philippe Coutinho

Një shifër rekord për kohën, por që paraqitjet e tij në fushë nuk e shpërblyen asnjëherë këtë investim. Tani te Bayern Munich ka mundësi të tregojë edhe një herë veten, teksa bavarezët do të kenë ndihmën e një futbollisti me klas të padiskutueshëm, por që është në dorën e Nico Kovac të nxjerrë në pah të gjithë kualitetin e brazilianit.
(balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani