Politike

Zjarr në dyert e Kryeministrisë (Live) –

Loading...

19:15 – Dyert e Kryeministrisë sulmohen me molotov pak minuta para se Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të nisë fjalimin para protestuesve.

19:10 – Protestuesit heqin barrierat metalike dhe përplasen me kordonin e parë të policisë para kryeministrisë. Në drejtim të Kryeministrisë hidhen tymuese ndërkohë që nga megafonët dëgjohen thirrjet “Policia është me ne”.

19:02 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga qindra studentë nga vendet e BE niset nga selia e PD drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku do t’u bashkohet mijëra protestuesve para Kryeministrisë.

Ndërkohë, policia nëpërmjet një punonjësi të Policisë të Patrullës së Përgjithshme në mënyrë të vazhdueshme bën thirrje në megafon drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës si më poshtë:

“Te nderuar qytetarë,

Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë.

Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë.

Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike se  rrezikoni jetën e punonjësve të Policisë”.

Ora 18:40 – Mijëra protestues opozitarë janë mbledhur pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, në protestën e 4-t kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që sipas tyre do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Protesta pritet të zgjasë më shumë se 3 orë, teksa para protestuesve pritet të mbajë një fjalim edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Rreth 1 300 efektivë po mbikëqyrin, teksa i gjithë perimetri i godinës së Kryeministrisë dhe ai i godinës së Parlamentit dhe Piramidës është i rrethuar me barriera metalike. Po ashtu janë vendosur kamera me rezolucion të lartë për të bërë të mundur shquarjen e elementëve të rrezikshëm në rast incidentesh. Rreth 200 efektivë rezervë policie po ashtu janë pranë godinës së Parlamentit.

PD ka marrë leje për të zhvilluar tubim vetëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe jo para godinës së Parlamentit.

Policia ka dhënë leje vetëm 2 orë për protestën nga ora 18:30 në orën 20:30, por këto afate kohore nuk do të respektohen./tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...