Aktualitet

Zheji sulmon Hajdarin: Statusin ta kanë shkruar, ishte Basha që të futi në listë

Loading...

TIRANË– Gazetari Artur Zheji ka sulmuar ashpër deputeten Rudina Hajdari pas statusit të saj në rrjetet sociale ku shkruante se kreu i Partisë Demokratike nuk mund ta quajë veten demokrat.

Nga studio e lajmeve në RTV Ora, Zheji thekson se deklarata e Hajdarit në rrjetet sociale është shumë herë më e mirë se sa fjalimet e saj që mban në Kuvend, duke shprehur më tej se këtë status ja ka bërë një “speach riter”.

Më pas Zheji i kujton Hajdarit, se sot po shkruan kundër Bashës por ishte pikërisht Basha ai që e propozi në lista për të zgjedhur deputetë në vitin 2017.

Zonja Hajdari ka kritika shumë të ashpra kundrejt zotit Basha dhe jo kundrejtë sasisë së gazit lotësjellës që është përdorur nga policia. Ka një fjalim shumë të gjatë dhe një shqipe shumë më të mirë sesa ajo që flet në foltore, apo debate. Ka kaluar në një stilistikë të mrekullueshme, të një shqipeje shumë të mirë. Asaj ja kanë shkruar, por kjo nuk ka rëndësi.

Loading...

 Cdo politikan ka të drejtë të ketë një “speach riter”. Ama “speach riter” që e ka shkruar ama, shkruan mbi tezat e porositësit dhe miratohet nga porositësi mbasi e nxjerr në status për lexim publik autorja. “Speach riter” e ka shkruar shumë mirë, por është anti Lulzim Basha, që e propozi në lista për të zgjedhur deputete në vitin 2017,”- shprehet ndër të tjera Zheji.

Në një status në Facebook, Hjadari shkruan se Basha nuk duhet ta quajë veten demokrat, pas protestës që opozita zhvilloi ditën e sotme.

Mos e quani veten një “demokrat” z. Basha, dhe mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte”,- shton ajo ndër të tjera.

The post Zheji sulmon Hajdarin: Statusin ta kanë shkruar, ishte Basha që të futi në listë appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani