Politike

Zgjedhjet në PE, Basha apel shqiptarëve –

Loading...

Menjëherë pas letrës së tretë të Kryeministrit Rama, Lulzim Basha i është drejtuar me një apel shqiptarëve që jetojnë në vendet e Bashkimit Europian duke i ftuar që t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kandidatët e Partisë Popullore Europiane në zgjedhjet që mbahen për Parlamentin Europian.

Përmes një video-selfi nga selia blu, kreu i opozitës i cilësoi protestat e nisura me qytetarët në Shqipëri betejë për vlerat europiane.

“Në Shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje për standardet dhe vlerat evropiane të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të lirisë dhe demokracisë, të votës së lirë dhe ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të drejtësisë me një standard dhe barazisë para ligjit, të lirisë ekonomike dhe dinjitetit për gjithë qytetarët shqiptarë. Këto janë vlerat evropiane për të cilat po lufton PD dhe opozita e bashkuar”.

Pak minuta më vonë në një tjetër video, kryedemokrati ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita të shtunën në orën 19.00.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani