Politike

Zgjedhje nuk do ketë, kandidatët janë të sajuar (Video) –

Loading...

Opozita është e vendosur të mos shkojë në zgjedhjet e 30 Qershorit. Këtë gjë e deklaroi në një prononcim për mediat edhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi në përfundim të takimit që kishte me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe aleatët.

Shehi ishte i prerë kur tha se opozita nuk do të lejojë që të ketë zgjedhje dhe se nuk do të heqin dorë nga protestat dhe as nga takimet me ndërkombëtarët.

“36 bashki janë pa kandidat alternativ. Që tani kanë rënë moralisht zgjedhjet, këto po mundohen ti falsifikojnë, i kanë spostuar komisionet, do nxjerrin kandidatët të sajuar këto ditë. Po ju lajmërojnë se ka filluar manipulimi zgjedhor, zgjedhjet kanë rënë moralisht dhe praktikisht në njëfarë mënyre dhe me letra. Por edhe sikur këta ti mbushin plot letrat, ne nuk do lejojmë që të ketë zgjedhje në 30 Qershor, me të gjithë aksionin e mundshëm i opozitar, 360 gradë. Nga denoncimi i fakteve dhe manipulimeve që s’ka nevojë ti bëjmë dhe ne se po i bëjnë ndërkombëtarët, po i bën gazeta më e madhe europiane “Bild”. Nga kjo pikëpamje këtu moral për zgjedhje nuk ka. Nuk do heqim dorë nga takimet me ndërkombëtarët, as me mediat, as me rininë e qyteteve dhe intelektualët, por aksi kryesor është protesta e rrugës dhe do e vazhdojmë deri kur të mbërrijmë një zgjidhje që ne e konsiderojmë finale, pozitive për Shqipërinë. Që një ditë këtu të bëhen zgjedhje siç bëhen në të gjithë botën. Nuk ka zgjedhje me në krye Edi Ramën, këtë diskutuam sot.

I pyetur nga gazetarët nëse në takimin e sotëm u diskutua për protestën e radhës, Shehi tha se :Ky qytet mund të prodhojë protesta përditë, por ne do i analizojmë dhe do marrim atë që është pjesa më e mirë e protestës dhe ne po protestojmë se shkelen rregullat e lojës për vite me radhë./tvklan.al

 

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani