Aktualitet Lajme

Zëvendësimi i Dakos dhe Sejdinit/ Rama: Ma kanë kërkuar vetë

Loading...

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me gazetarët foli edhe për zevëndësimin e Vangjush Dakos në Durrës dhe Qazim Sejdinit në Elbsan.

Ai tha se ata e kanë kërkuar vetë mos kandidimin.

“Nuk dua të ketë përgjim për Dakon, di që ka dalë disa përgjime në thyerje të sekretit hetimor, për një grup kriminal, dhe mes tyre ka 2 referenca dhe komunikime që s’tregojnë asgjë për Dakon. Mes detyrimit karshi publikut, duhet ndarë qartë saktë dhe qartë spektakli nga informacioni..

Do kthehem të përgjimet mesa ca horrave ku u kërkua burgosja për 24 orë e Tahirit,. Nuk u nxor asnjë mësim? Për atë nuk rezultoi asgjë sipas prokurorisë italiane. Një mësim duhet nxjerrë.

Zevëndësimi qoftë i Sejdinit apo Dakos, është kërkesë e tyre prej kohësh. Tre mandate . 12 vjet në krye të 2 qyteteve të rëndësishme janë shumë. Janë konsum i madh.

Kush është më i mirë se ne, më të mirët nuk jemi por, kush është më i mirë, kujt t’ia besosh Shkodrën. Ne hyjmë në garë për të fituar. Bëni krahasimin mes Shkodrës dhe Vlorës. Çfarë bëmë në atje për më pak se 4 vjet dhe ç’kanë bërë ata atje për çerek shekulli. Pra si t’ua lëmë Durrësin? Po Tropojën, e cila ka filluar të marrë frymë, kam bashkëpunuar shumë mirë me kryebashkiakun atje, demokrat 24 karat. Ne synojmë të gjitha bashkitë”, tha ai.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...