KOSOVA Lajme

Zëdhënësja e PSD-së i thotë PDK-së: Jeni hipokritë që kurrë nuk bëtë asgjë për gratë e dhunuara

Loading...

Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka reaguar pas publikimit të fotografisë së tmerrshme nga ana e deputetes së PDK-së, Flora Brovina, ku shihet një grua kosovare duke u dhunuar nga ushtarët serbë.

Kuçi i ka quajtur anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), hipokritë që nuk kanë bërë asgjë për gratë e dhunuara në luftën e fundit në Kosovë, ani pse kanë qenë në pushtet që nga përfundimi i saj.

Zëdhënësja e PSD-së, ka shtuar se kur është fjala për vota, atëherë anëtarët e PDK-së i këpusin këmbët për të marrë stafetën në media.


“Është problem publikimi i fotografive, por problemi më i madh është hipokrizia . Problem është hipokrizia. Hipokritë të PDK-së, kanë qenë në qeveri prej pasluftës e kurrë s’kanë bërë asgjë për gratë e dhunuara, por për vota i këpusin këmbët për të marrë stafetën në media”, ka thënë Natyra Kuçi.

Gjatë ditës së sotme, deputetje e PDK-së, Flora Brovina, publikoi një fotografi, që ngjalli reagime të shumta. Aty shihen pamjet e tmerrshme të përdhunimit seksual që ushtarët serbë, ia bëjnë një grua kosovare, para syve të familjarëve të saj, në luftën vitit ’99 në Kosovë.

Ato pamje ngjallën një reagime të shumta, për faktin e pamjeve të rënda, por edhe për faktin se ku ishte PDK, që nga paslufta dhe pse nuk u ngritën këto gjëra edhe më herët.

U kritikua PDK, e cila përveç që ka qenë në pushtet për vite me radhë, ka qenë ajo që e ka udhëhequr dialogun Kosovë-Serbi.

Ndër kritikat e rënda ishte edhe mos-vendosja si kusht në dialog, zbardhja e kriminelëve që dhunuan rreth 20 mijë gra në luftën e fundit.

Deri më tani, nuk ka asnjë ushtar serb të dënuar për njërin ndër krimet më të mëdha të bëra në Kosovë – atë të dhunimeve seksuale.

 

Marre nga GazetaBlic

Loading...