Aktualitet Lajme

ZDS: Ishim dëshmitarë të dhunës, protestuesit u përndoqën –

Loading...

TIRANE

Një ditë pas protestës së organizuar nga opozita e bashkuar, rrjeti i studentëve ‘Demokratë Europianë’ që mori pjesë në protestën e opozitës reagon për dhunën e ushtruar nga policia. Përmes një deklarate, ky rrjet shprehet se janë dëshmitarë të dhunës së policisë ndaj qytetarëve dhe vetë Sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapi.

“ZDS ishte duke festuar mbylljen e një takimi të suksesshëm të Këshillit në Tiranë në mbrëmjen e 11 majit, kur papritur një erë gazi helmues u ndje në restorantin tonë. Të tmerruar dhe në vështirësi për të marrë frymë, u strehuam brenda dhomave të mbyllura të restorantit. Sekretarja e Përgjithshme, Sara Juriks, e cili nuk mori pjesë në protestë por ishte e pranishme vetëm në gjatë darkës në Kalanë e Tiranës, filloi të kishte shqetësime dhe miqtë e FRPD-së organizuan një ambulancë për ta çuar në spital.

Bec870bd 7d2e 4a00 Bf8e 32d4bb04615e
Bec870bd 7d2e 4a00 Bf8e 32d4bb04615e

Gjatë natës ne ishim dëshmitarë të dhunës së vazhdueshme të qeverisë dhe policisë kundër protestuesve të cilët u përndoqën, u dhunuan dhe u arrestuan. Një prej tyre ishte z. Sait Dollapi, Sekretari Organizativ i PD.  “Krimi” I tij I vetëm ishte se ai u përpoq të vinte një maskë e cila do ta mbronte atë nga gazi helmues. Momentalisht ne jemi të gjithë shëndoshë e mirë bashkë me miqtë tanë shqiptarë, në pritje për tu larguar nesër në mëngjes.”-shprehet rrjeti i studentëve.

Marre nga Balkanweb

Loading...