Lifestyle

Zbulohet sherri mes Xhensilës dhe moderatorit të njohur shqiptar, këngëtarja nuk i shkon në emision

Loading...

Gjatë puntatës së djeshme të emisionit “Nd’rrimi i Natës” ka qenë i ftuar reperi i njohur Don Phenom, i cili është bërë pjesë e lojës “Haje ose thuaje” dhe i ka bërë moderatorit Alaudin Hamiti një pyetje pikante.

“Cilin nga reperët shqiptarë nuk mund ta dëgjosh fare sepse s’të pëlqen?!”, ka qenë pyetja që reperi i ka drejtuar moderatorit, por ai refuzoi të përgjigjej dhe ka ngrënë specin djegës.

Më vonë, Alaudini zbuloi se arsyeja përse nuk u përgjigj ishte sepse është zënë me Xhensila Myrtezajn pikërisht për këtë pyetje.

Loading...

 “Jooo a e di pse është problem? Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila. Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës”, tregoi moderatori teksa më vonë zbuloi se Xhensilën e kishte ftuar në emision, por ajo nuk ka pranuar sepse i ka mbetur hatri.

“Edhe Xhensila ka hatërmbetje që atëherë. Unë e kam ftuar Xhensilën në emision, në fakt këto koleget e mia e kanë ftuar dhe përgjigjja e saj ka qenë: ‘Jo se s’më pëlqen moderatori”, ka përfunduar ai.

The post Zbulohet sherri mes Xhensilës dhe moderatorit të njohur shqiptar, këngëtarja nuk i shkon në emision appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani