Aktualitet Lajme

Zbulohet plani i opozitës së bashkuar për prot.estën e sotme

Loading...

Ndërsa na ndajnë disa orë nga fillimi i protestës së 5 kombëtare të opozitës së bashkuar, Partia Demokratike ka theksuar se sot do të jetë një marshim kundër qeverisë Rama.

Në këtë protestë nuk do të jetë Sahit Dollapi, sekretari organizativ i PD, pasi ai është shtruar në spital nga plagët e rënda që ka marrë nga dhu.na e policëve.

Ky u fundit do të zëvendësohet sot nga sekretari i Burimeve Njerëzore të selisë blu, Ervin Minarolli, i cili do të jetë një pikë kontakti mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit, ashtu siç e parashikon ligji.

Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë për marshimin e protestës, u ka kërkuar punonjësve të ndershëm të policisë së shtetit të mos bëhen pjesë e provokimeve dhe dhunës së paligjshme kundër qytetarëve.

“Policia e shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për te cilat PD ka kryer kallëzim penal”, thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi.

The post Zbulohet plani i opozitës së bashkuar për prot.estën e sotme appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...