Lifestyle

Zbulohen detajet nga filmi i ri i Besit/ Kush do jenë VIP-at që do jenë pjesë e tij?

Loading...

Disa ditë më parë, aktori i njohur i humorit shqiptar, Bes Kallaku, zbuloi se do të sjelli filmin e tij të ri që quhet “Falco”.

Ky film ka nisur xhirimet dhe përmes fotove të ndryshme, janë zbuluar një pjesë e kastit të aktorëve. Kështu, Olsi Bylyku, Albano Bogdo dhe Arben Derhemi, do të jenë pjesë e filmit.

Por së fundmi, të tjerë VIP-a i janë bashkangjitur filmimeve. Blogerja e njohur Sara Kolami ka publikuar një foto, duke treguar se do të jetë në këtë film bashkë me Bleona Qeretin dhe modelen amerikane të fitness-it, Nadege Ndjebayi.

“Fundja, a ka një mënyrë të duhur për t’u shfaqur në një fu.neral? Dita e parë e xhirimeve”, ka shkruar blogerja përbri kësaj fotoje ku tre vajzat shihen të veshura në të zeza.

The post Zbulohen detajet nga filmi i ri i Besit/ Kush do jenë VIP-at që do jenë pjesë e tij? appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani