Aktualitet Lajme

Zbardhet lista/ Këta janë kandidatët për këshilltarë në Durrës –

Loading...

DURRËS

Kjo është lista e PS me emra të njohur e të panjohur që kandidojnë për këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Durrësit. Janë 65 emra, që kërkojnë të përfaqësojnë zërin e socialistëve të Durrësit në këtë bashki, ku kandidate për kryetare garon drejtoresha e Tatimeve Valbona Sako.

Në krye të listës së këshilltarëve është vendosur emri i kandidatit që deri para dy javësh dukej si kandidatura e sigurt për bashkinë, Spartak Kovaçi, aktualisht drejtori i Ujësjellësit. Pas tij vjen Jolanda Mustafaraj, drejtoreshë e Rezidencave qeveritare në Durrës. I treti është Alfred Mullaraj aktualisht kryetar i Këshillit të qarkut të Durrësit.

Ndërkohë në vend të katërt është renditur një nga kandidatet e përfolura për bashkinë, Ana Dhamo, pedagoge. Bie në sy largimi nga lista i drejtoreshës së FSDKSH Natasha Paço dhe drejtoreshës së spitalit Nadire Jani. Gjithsesi në vend të Janit në listë është përfshirë djali i saj Elio.

Loading...

Njëkohësisht në vendet e para në listë, i pozicionuar i 11-ti është djali i kreut të PS Durrës, Luan Zaza. Drejtori i Hekurudhës Ani Dyrmishi renditet edhe ai në vendet e para në listë, ndërsa ish-drejtori i mjedisit nga rradhët e LSI-së Jurgen Dashi renditet në vendin e 15-të. Duket se me shpërbërjen e LSI-së në Durrës, pas refuzimit të dorëzimit të mandatit nga deputeti Lefter Koka dhe bashkimit të votave në Këshillin Bashkiak për kalimin e projekt vendimeve të administratës Dako përfaqësues të kësaj partie janë përfshirë në listën e kandidatëve të PS-së.

Në listë është edhe Orges Liperi, emri i të cilit doli në kohën e hetimeve për Saimir Tahirin, si njeriu që i kishte dhënë skafin privat, njëkohësisht sipërmarrës i bimëve mjekësore. Lista ka ruajtur raportin e kuotës gjinore, pasi pas çdo kandidati mashkull, listën e pason një kandidate femër.

(m.k/BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani