Aktualitet

Zagani nxjerr dëshminë zvicerane dhe ironizon Tahirin: “Kriminel i arratisur”, të fala liderit Saje!

Loading...

Tiranë-Dritan Zagani ish-oficeri i policisë, i njohur nga të gjithë si denoncuesi i parë i grupit të Habilajve dhe akuzuesi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit  se ky i fundit bashkëpunonte me bandat e drogës, vazhdon betejën edhe nga Zvicra ku ndodhet në azil.

Zagani ka publikuar një dëshmi penaliteti nga Zvicra ku sipas tij rezulton i pastër nga çdo  vepër penale. Dokumentin e ka postuar në Facebook-un e tij për të ironizuar Saimir Tahirin dhe për të dëshmuar pastërtinë nga veprat penale për të cilat akuzohet në Shqipëri.

“Dëshmia e penalitetit për personin në kërkim si “kriminel i arratisur”. Të fala liderit Saje”, shkruan Zagani në Facebook teksa nxjerr edhe dokumentin.

Theksojmë se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në seancën e fundit ku u vendos se Tahiri do merrej si i pandehur, ish-ministri kërkoi që çështja e tij të kalojë me gjykim i shkurtuar. (lexo këtu)

Dokumenti i publikuar nga Zagani

J.V/Dosja.al

The post Zagani nxjerr dëshminë zvicerane dhe ironizon Tahirin: “Kriminel i arratisur”, të fala liderit Saje! appeared first on .

Marre nga

Loading...