Lifestyle

“Xhaketën Louis Vuitton e ke blerë me paratë e zvicerianes?”, Loredana jep përgjigjen e papritur

Loading...

Prej disa ditësh Loredana është bërë kryefjala e mediave shqiptare dhe zviceriane, pasi ajo u akuzua nga gruaja zviceriane Petra Z., se i kishte vje.dhur 900 mijë franga së bashku me vëllain e saj.

Mirëpo, të premten Loredana doli në një konferencë për shtyp dhe mohoi këto akuza, duke thënë se gruaja në fjalë ia kishte dhënë me dëshirë paratë.

Së fundmi, Loredana ka publikuar një foto në Instagram ku shihet e  veshur me një xhaketë “Louis Vuitton”, ndërsa ndjekësi e ka akuzuar se atë e ka blerë me frangat e vje.dhura nga zviceriania.

 “Petra ta ka blerë xhaketën?”, e ka pyetur ndjekësi Loredanën, ndërsa reperja i është përgjigjur: “E kam blerë përmes klikimeve tuaja në Spotify, faleminderit.”

 “Unë jam këtu ku jam falë jush. Çdo Louis, Gucci, makinë apo orë është bërë e mundur nga ju”, ka shkruar Loredana krahas këtij postimi në Instastory.

The post “Xhaketën Louis Vuitton e ke blerë me paratë e zvicerianes?”, Loredana jep përgjigjen e papritur appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...