Sport

Wanda vendos veton! Ikardi nuk lëviz nga Interi, për momentin –

Loading...

Interi ishte gati ta kapte në ajër mundësinë për ta çuar Mauro Ikardin te Monako, me francezët që kishin vënë në pjatë 60 milionë euro për sulmuesin argjentinas dhe një pagesë faraonike prej 10 milionë eurosh neto në sezon. Por bashkëshortja dhe agjentja e lojtarit, Wanda Nara, ka mbyllur çdo mundësi për këtë lëvizje. “Jo, Mauro nuk do të shkojë te Monako” ka thënë ajo për kanalin argjentinas Tyc Sport.

Loading...

E ndërsa Napoli pret një përgjigje nga Ikardi, lojtari kërkon të fitojë sa më shumë kohë të jetë e mundshme sepse kërkon të shkojë te Juventusi. Por sitiuata nuk është kaq e lehtë, pasi pavarësisht vështirësive që do të kishte një tratavivë mes Juves dhe Interit, Paratiçi më parë duhet të shesë dy sulmues për të qenë në gjendje për të mirëpritur Ikardin.

(Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani