KOSOVA Lajme

Vuçiq takon ish-Komandantin e Forcave Ajrore të ShBA-së për Evropën

Loading...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka biseduar me ish-Komandantin e Forcave Ajrore të ShBA-së për Evropën, gjeneral-lejtnant Frederik Ben Hodges.

Gjatë takimit të tyre, dyshja kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Evropën Juglindore, rajonin si dhe problemet me dialogun Kosovë-Serbi.

Gjeneral Hodges me këtë rast theksoi se stabiliteti afatgjatë kërkon pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe shprehu mbështetjen e plotë për përpjekjet për të zgjidhur krizën me mjete paqësore, duke respektuar normat e së drejtës publike ndërkombëtare, si dhe marrëveshjet e arritura rajonale.


“NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake, por një aleancë e shteteve që ndajnë vlerat e përbashkëta demokratike”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Gjeneral Hodges është duke qëndruar për një vizitë dy-ditore në Beograd.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani