Aktualitet

Vrasja e studentes në Greqi/ ‘Zbërthehen’ telefonat e grekut dhe shqiptarit, argëtime në Youtube dhe faqe pornografike

Loading...

GREQI– Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e studentes 21-vjeçare në Rodos, Eleni Topaloudi.

Pas këqyrjes së telefonave celularë dhe kompjuterave personalë të grekut dhe 19-vjeçarit shqiptar, Aleksandër Luca u vu re se ata kishin vazhduar jetën normalisht pas vrasjes së studentes. 

Vetëm disa orë pas vrasjes së Eleni Topaloudi, djemtë kanë kërkuar në Facebook një vajzë me inicialet A.CH. 

Madje shqiptari i ka dërguar asaj mesazhe dhe e ka marrë në telefon në mënyrë të përsëritur. Ndërsa vajza i është përgjigjur tre ditë vonë duke i thënë: Mos më merr më, do të krijosh probleme me mua!

Pas kësaj përgjigjie, djemtë kanë kërkuar katër vajza të tjera përmes Facebook-ut, madje edhe janë argëtuar në Youtube e në faqe pornografike.

Pas vrasjes së grekes, dy djemtë e kanë parë profilin e saj sërish së paku 2 herë. Në llogarinë e grekut dikush ka hyrë për së paku 13 herë, ndërsa në komunikimet e tij, ai fliste edhe pas krimit sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke biseduar me një mik për faktin se kur do të shkojë në palestër. E gjitha kjo ndodhte në kohën që në media kishte dalë lajmi se një studente ishte përdhunuar dhe vrarë.

Loading...

Ndërsa babai i grekut dëshmoi se dy ditë pas vrasjes, shqiptari kishte shkuar në shtëpinë e grekur për të folur.

“Shqiptari erdhi në shtëpi dy ditë pas incidentit. Ai shkoi në dhomën e djalit tim dhe ndenji pesë minuta. Kur i kapën, mendova se atë ditë shqiptari erdhi për të parë nëse djali im kishte thënë diçka.”

Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit.

Trupi i 21-vjeçares u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det.

Pavarësisht plagëve të marra, sipas ekspertiza mjeko-ligjore vdekja e Elenit ishte shkaktuar nga mbytja. Që do të thotë se studentja ka qenë gjallë në momentin kur e hodhën në det.

Marrë nga Zougla

(k.m/dosja.al)

The post Vrasja e studentes në Greqi/ ‘Zbërthehen’ telefonat e grekut dhe shqiptarit, argëtime në Youtube dhe faqe pornografike appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani