Aktualitet

Vrasja e Devi Kasmit nga greku, Gjykata e Tiranës liron Mario Meshinin

Loading...

TIRANË– Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar nga burgu Mario Meshinin,  i akuzuar në bashkëpunim në vrasjen e Devi Kasmit.

Mario Meshini u arrestua me 30 janar për vrasjen e Kasmit, pasi ndaj tij rëndon akuza e moskallëzimit të krimit për vrasjen e Kasmit. Nga kamerat e sigurisë rezulton se Meshini ka qënë prezent në momentin e ngjarjes.

Ndërsa vetë Meshini  ka deklaruar se nuk ka parë asgjë mbrëmjen e 29 Janarit.

Loading...

Mario Meshini u arrestua më 30 Janar të vitit 2018, në një lokal disa orë pas vrasjes së Devi Kasmit. Kasmi u ekzekutua pranë banesës së tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë.

Vrasja e Devi Kasmit dyshohet se është porositur nga një shqiptar nga burgjet greke ku mësohet se është i dënuar për trafik kokaine.

(k.m/dosja.al)

The post Vrasja e Devi Kasmit nga greku, Gjykata e Tiranës liron Mario Meshinin appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani