Lajme

Vidhet kasaforta me 350 mln lekë në shtëpinë e avokatit nga Durrësi

Loading...

Gjatë fundjavës është vjedhur kasaforta në shtëpinë e avokatit E.S.

Loading...

Avokati Saliu ka denoncuar ngjarjen në polici duke deklaruar se i janë vjedhur 350 milionë lekë, si dhe euro dhe dollar, madje edhe letra me vlerë.

Autorët kanë marrë me vete kasafortën që mbahej me çelës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe paraprakisht dyshohet se vjedhja është kryer nga persona të afërt me famijen.

Nuk është konstatuar nga grupi hetimor asnjë thyerje e dyerve apo dritareve të banesës.

Sipas policisë, dyshohet se hajduti apo hajdutët kanë hyrë në shtëpi me çelës, kanë marrë kasafortën dhe janë larguar.

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani