Sport

VIDEO/ “Zebra” zhduket nga Torino, Juve prezanton fanellat e reja –

Loading...

Gjithçka e konfirmuar, revolucioni në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” nis nga fanellat. Juventus ka bërë zyrtare fanellën e re për sezonin 2019/20, ashtu siç pritej, nuk ka më vija bardhezi, simboli i klubit nga Torino nuk ekziston më.

Në fanellat e reja, e bardha dhe e zeza ndahen në mes nga një vije e hollë rozë. Kjo zgjedhje e klubit nuk është pritur mirë nga tifozët, mbi të gjitha nga ata tifoz fanatik, por në videon e postuar, klubi i kërkon tifozëve të mos kenë frikë nga ndryshimi.

Pjesë e spotit promocional janë lojtarë si Ronaldo, Bernardeschi, Chiellini, Bentancur, Kean por dhe Dybala e Pjanic.
(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...