VIDEO/ Sekreti në kanaçen e Coca-Cola-s, zbulohet përbërja plastike

Një video e publikuar në ‘Daily Mail’ zbulon sekretin e pijes aq të dashur në mbarë botën, Coca- Cola. Si e tillë, kjo pijë është kritikur shpesh për përbërjen që ka pija brenda, por asnjëherë më parë përbërja e kanaçes së kësaj pije. 

‘MEL’ Science ka zbuluar veshjen e fshehtë plastike që gjendet në përbërjen e kanaçes prej alumini, pasi një procesi jo shumë të gjatë, veshja e kuqe e kanaçes ëshët pastruar dhe mbetja metalike është vendosur në një provëz me substancë pastruese. Pas dy orëve është nxjerr kanaçja prej andej dhe rezultati ishte shokues. 

I gjithë procesi në këtë video.

Pijet e gazuara janë të mbushura me gaz dioksid karboni, gjë që krijon flluska. Gazi i dioksidit të karbonit i shkrirë në lëngje formon një acid, i cili u jep pije të gazuara si Coca Cola një nivel të lartë të aciditetit.

Acidi është zakonisht acid fosforik në Coca-Cola dhe acid limoni në pije si Fanta. Nëse ky acid ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me alumin metalik do të reagonte me metalin dhe do ta prishte atë.

Nivelet e larta të aluminit në trup mund të jenë toksike dhe nivelet e tepërta mund të shkaktojnë anomali të kockave dhe të trurit. Linja plastike formon një pengesë midis produktit dhe metalit, duke siguruar mbrojtje kundër sëmundjeve.

Burimi: Daily Mail

L.K/Dosja.al

The post VIDEO/ Sekreti në kanaçen e Coca-Cola-s, zbulohet përbërja plastike appeared first on .

Marre nga