Aktualitet Lajme

Video/ Merr flakë në ecje e sipër, shkrumbohet makina në Durrës –

Loading...

DURRËS

Një makinë është djegur plotësisht këtë të hënë në qytetin e Durrësit. Policia e Durrësit njofton se makina  ka marrë flakë në ecje e sipër.

Fatmirësisht nuk ka dëmtime në njerëz, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.

Loading...

“Më datë 13.05.2019, rreth orës 08:15, në lagjen Nr.4 Durrës , ka marrë flakë në ecje dhe është djegur automjeti që drejtohej nga shtetasja  E.T., 27 vjeçe, banuese në lagjen Nr. 13 Durrës.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes”-njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani