Sport

Video/ Liverpuli përmbys Njukastëllin dhe blindon kryesimin –

Loading...

Liverpuli vijon rrugën e tij në kampionat duke sigluar fitoren e pestë radhazi në 5 javët e para dhe duke treguar edhe njëherë se do të luftojë deri në fund për titullin kampion. Djemtë e Jurgen Klopit kanë realizuar një sukses me përmbysje ditën e sotme, teksa në “Anfield Road” kanë mposhtur Njukastëllin me rezultatin 5-1.

Të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë “qymyrxhinjtë” me anë të Jetro Uillems, i cili në minutën e 7-të ka mposhtur Adrian. Por vendësit do të reagojnë shpejt dhe fort, pasi do të përmbysin që në pjesën e parë me një dygolësh fantastik të Sadi Mane, që shënoi në minutën e 28-të dhe të 40-të. Në pjesën e dytë, Momo Salah futi në kasafortë rezultatin me golin e minutës së 72-të.

Loading...

(Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani