VIDEO/ Ardit Gjebrea, çfarë sikleti sot në “Shihemi në gjyq”, burri dhe gruaja sherr në studio

Anila Bushi, një 38-vjeçare me pothuajse 20 vite martesë, thotë se nuk i intereson fare bashkëshorti. Gjithçka që ajo kërkon është qetësia në pronën e saj me 3 fëmijët.

Problem për marrëdhënien në çift është bërë një tokë e blerë nga Qemali në një fshat të Durrësit që në vitin 1998, ku ka ndërtuar edhe një shtëpi. Por Anila pretendon se vëllai i Qemalit, Sytkiu, e ka “riblerë” këtë pronë në vitin 2013 duke i paguar sërish para ish-pronarit dhe gjysma e shtëpisë së saj ka mbetur në pronën e pretenduar nga Sytkiu.

Fakti që Qemali vazhdimisht mbron vëllezërit, dhe nuk i qëndron në krah gruas ka sjellë edhe ftohje në çift. E nëse shtojmë edhe se çifti jeton i ndarë prej shumë vitesh si pasojë e emigracionit të tejzgjatur, mund të thuhet se kjo është një martesë jo-funksionale.

Çështja ka përfunduar në dyert e rubrikës televizive “Shihemi në gjyq” me Eni Cobanin. Ndërkohë që palët kanë mbrojtur pozicionet e tyre, situata ka precipituar dhe çifti kanë braktisur vendet ku ishin ulur dhe i janë afruar njëri debatuar me zë.

Përveçse i drejtohej Anilës me një gjuhë tepër të papërshtatshme, burri me emrin Qemal e gjuajti bashkëshorten e 20 viteve edhe me shishe uji. Problemi me pronën e tyre në një fshat të Durrësit, ka ftohur së tepërmi edhe marrëdhënien e tyre në çift.

Ky duket se ka qenë një moment i sikletshëm për drejtuesin e “E diela shqiptare”, Adit Gjebrea, i cili ka preferuar që këtë moment ta ndajë me edhe me ndjekësi, madje edhe duke rrëfyer se në rastë të tilla duhet shumë durim dhe kujdes.

“Ndonjëherë duhet shumë durim dhe kujdes, sepse #shiheminegjyq mund të sjellë edhe të papritura…”, shkruan Arditi përbri kësaj fotografie në publikuar në profilin e tij në Instagram.

Incidentit do të keni mundësinë ta shikoni pas minutës 25-të në videon e mëposhtme.

 

Marre nga TPZ.al