Aktualitet Lajme

Vettingu në polici,Balla: Meta orvatje ta pengojë, asnjë argument –

Loading...

TIRANË

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla e shikon revoltën e opozitës si një përpjekje për të ndaluar reformën në drejtësi. Ai tha se kur u miratua reforma opozitën e sollën prej veshi në parlament dhe që prej atëherë nuk votuan më asnjë ligj.

Balla u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese do të plotësohet para fillimit të bisedimeve me BE. Ai foli edhe për dekretin e Presidentit për vettingun në polici.

“Shqiptarët nuk e dinë që këta janë personat që kanë punuar që prej ditës së parë kundër reformës në drejtësi?! Njëra palë në parlament, tjetra në çadër komunikonin ditë e natë dhe pastaj doli që i sollën prej veshi në 22 korrik për të votuar reformën në drejtësi dhe që prej asaj dite nuk votuan më kurrë asnjë nen, asnjë ligj të gjithë paketës së reformës në drejtësi. Ju e dini sa konferenca për shtyp transmetoni ju ‘live’ se KLP nuk po funksionon, KLGJ nuk po funksionon se KLD nuk po funksionon, ndërkohë se ajo që dua t’ju them se është një shqetësim i gazetarëve me përvojë si puna juaj që ndjekin zhvillimet politike çdo ditë dhe që thonë më falni por jemi vend pa Gjykatë Kushtetuese. Patjetër që jemi vend pa Gjykatë Kushtetuese, jemi një vend, ndër të rrallët në botë që na dolën të korruptuar anëtarët e gjykatës Kushtetuese dhe më mirë 6 muaj pa Gjykatë Kushtetuese se me anëtarë të gjykatës Kushtetuese të korruptuar.

Ndodh të jetë i korruptuar anëtar i gjykatës së nivelit të parë por jo anëtari i Gjykatës Kushtetuese që nuk justifikonin dot pasurinë. Fillimi i bisedimeve të Shqipërisë me BE për anëtarësim patjetër që do na gjejë me anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Sot janë bërë publike listat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e që 21 qershori, dita e vendimmarrjes të Këshillit Europian mbi rekomandimin pozitiv të Komisionit patjetër do të jetë një moment ku unë jam besimplotë që Kuvendi i Shqipërisë do të ketë përmbyllur procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Balla.

Ai deklaroi se seanca e nesërme parlamentare do të mbahet dhe do të kalohen disa ligje të rëndësishme.
“Patjetër nesër seancë. Sigurisht që deputetët, drejtuesit e Kuvendit do të marrin pjesë në ceremoni. Por ndërkohë kemi disa vendime të rëndësishme, kemi edhe dekretin e Presidentit të Republikës, i cili pa asnjë argument ktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin për vettingun në Policinë e Shtetit sepse ja, një shprehje tjetër kuptimplotë se si orvaten të pengojnë pas suksesit të vettingut në gjyqësor jemi në fazën që duan të pengojnë edhe një vetting të domosdoshëm në një institucion të besueshëm të Policisë së Shtetit. Orvatje. Aleancat e atyre që punonin nga brenda çadrës, nga jashtë çadrës, nga godina, nga kati i dytë, i tretë për të penguar reformën në drejtësi i ka dhënë provat që nuk funksionon”, tha Balla.

(m.k/BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani