KOSOVA

Veseli takon Clintonin, flasin për zhvillimet aktuale dhe sfidat në të ardhmen –

Loading...

17:41, 12 Qershor 2019

Kryeparlamentari Veseli takon presidentin Bill Clinton

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, në kuadër të vizitës që ish-kreu i SHBA-ve zhvilloi në Kosovë në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s.

Kryeparlamentari e ka shoqëruar Presidentin Clinton në Aeroportin e Prishtinës në përfundim të vizitës së tij dyditore në Kosovë.

Veseli dhe Clinton biseduan për proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë nga lufta e këtej, për arritjet e shënuara, zhvillimet aktuale dhe sfidat që e presin në të ardhmen.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se ky jubile i shënimit të çlirimit të Kosovës nuk do të kishte kuptim pa prezencën e tre njerëzve më meritorë dhe vendimtarë të ndaljes së gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës dhe fitores mbi Serbinë, Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Wesley Clark.

I pari i Kuvendit tha se falë kësaj ndërhyrjeje, e bazuar mbi parimet e humanizmit dhe të lirisë, sot Kosova jo vetëm që është e lirë dhe e pavarur, por është shndërruar në ikonë të suksesit të politikës ndërhyrëse të shteteve demokratike perëndimore.

Ish-presidenti amerikan, Clinton, u shpreh i lumtur që ishte pjesë e shënimit të përvjetorit të 20-të të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ndërsa shtoi se ndihet i kënaqur me progresin që vendi ynë ka shënuar gjatë këtyre dy dekadave.

Ai theksoi se do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovë derisa shtoi se Kosova ka bërë progres të ndjeshëm dhe duhet ta vazhdojë rrugën e zhvillimit.

Loading...

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani