Lajme

Vërtetove atë që kam shkruar në libër –

Loading...


Ish-presidenti Bamir Topi, ka replikuar sërish në distancë me pasardhësin e tij Bujar Nishani.

I ftuar në studion e emisionit “Repolitix”, Topi është shprehur se ka qenë një reagim i ashpër nga Nishani, që sipas tij rikonfirmon atë që ai ka shkruar në libër.

“Bujar Nishani zë vetëm një faqe e gjysmë, nga 400 faqe. Ka qenë një reagim shumë nervoz dhe e panevojshme dhe e ndjej një humbje kohe që të vazhdojë të komentojë se ç’ka thënë Nishani. Para se të kem karrierë politike, kam pasur karrierë akademike. Bën një reagim shumë të ashpër, por konfirmon që e kam njohur në karburant. Këto janë të vërtetat e mia. Kjo është e vërteta. Unë nuk jam marrë asnjëherë se çfarë thonë të tjerët. Kam vendosur vetëm kushtet si jemi njohur”, tha Topi.

Loading...

Kujtojmë se sot Nishani tha se Topin e karakterizon inferioriteti dhe se kur ishte President e ktheu Presidencën në mencë.  Sipas tij, “nëse nuk do të ishte futur në Parlament në vitin 2001, Bamiri do të ishte harruar në politikë e do të gjesdiste sot me vulën e veterinerit në dorë nëpër thertoret e Tiranës.”

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani