Aktualitet

Vendimi i vonuar, tani do ketë vetëm progres –

Pezullim i rektorit të Universitet të Tiranës Mynyr Konit ka mbledhur në një deklaratë për mediat katër dekanët e Universiteteve ku kanë përshëndetur vendimin e ministres së Arsimit Besa Shahini, duke thënë se është i vonuar dhe se shkeljet janë të shumta.

Dhori Kule, Dekan i fakultetit Ekonomik: Janë bërë prezente shkeljet shumë flagrante që lidhen me shpenzimet e udhëtimeve jashte vendit.  Administrata e Universitetit të Tiranës ka ezuaurua 80 lëvizje jashtë vendit kur në një fakultet ka pasur vetëm 4 të nevojshme.

Këto ditë të gjithë thonë se veprimi është i mirëpritur, por e konsiderojnë shumë të vonuar reagimin e ministrisë. Situatat do të jetë shumë pozitive tani e tutje. 

Pedagogët dhe studentët do të shohin se sa e lehtë është se kur institucioni që mëson të tjerët sesi të sillen, do sillet vetë mirë. Këtij ngërçi që përfundoi tani do i ndihet lezeti. Do të kemi vetëm progres dhe ecuri pozitive dhe një angazhim për të kompensuar të gjitha këto defiçenca që kemi pasur gjatë kësaj periudhe.

Të njëjtin qëndrim pati dhe dekani i Faklutetit Juridik, Artan Hoxha, i cili tha se Koni ka abuzuar dhe detyrën.

Artan Hoxha, Dekan i fakultetit Juridik: Është e vonuar ministria e Arsimit në nxjerrjen e këtyre rezultateve por populli thotë më mirë vonë se kurrë. Ajo që ka kërkuar ministrja  ne vlerësojmë dhe është në përputhje me Autonominë Universitare. Janë nënshkruar kontrata në Rektori, po kjo është në kompetencë na është kërkuar dhe në por nuk kemi bërë. Janë marrë njerëz në punë, janë kryer veprime të hapura në kundërshtim me ligjin.

Sot ishte një akt përgjegjësie për të vazhduar veprimtarinë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutës. Ky është një veprim që do e ndihmojë UT. Sot që ne flasim nuk ka një shërbim elektronik në shërbim të studentëve dhe pedagogëve për shkak të “kontradiktave” që krijoheshin artificialisht.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në vend të Mynyr Konit, komandoi Bernard Dostin.

Marre nga TvKlan

About the author

publialb

Add Comment

Click here to post a comment