Sport

Vëllai i Dybala vë alarmin: Nuk është i vetmi që do largohet –

Loading...

Paulo Dybala është një nga yjet e Juves që gjithnjë e më shumë po flitet se do të largohet nga Torino në fund të sezonit, kjo e kushtëzuar shumë nga raporti që argjentinasi ka me trajnerin Allegri. Për të përforcuar edhe më shumë ketë ide ka menduar vëllai i tij Gustavo:

Dybala
Dybala

“Ekzistojnë shumë mundësi që Paulo të largohet nga Juve, ka nevojë për një ndryshim. Nuk është i lumtur dhe nuk do të jetë i vetmi që do të largohet”. Vëllai i Dybalas është ndalur më pas duke treguar dhe arsyet e këtij divorci të mundshëm:

Juventus V Frosinone Calcio Serie A
Juventus V Frosinone Calcio Serie A

“Më Ronaldon nuk ka asnjë problem jashtë fushe, problemet janë në fushë, nuk mund të vihet Paulo kundër Ronaldos, është shumë i ri. A do të qëndroj në Itali apo do të largohet jashtë? Këtë nuk mund ta them. Në Itali ishte shumë i lumtur, tani nuk është më”, u shpreh vëllai i Dybalas duke zyrtarizuar edhe më shumë zërat që e shohin argjentinasin larg Juventusit.

Loading...
Dybala Allegri 630x391
Dybala Allegri 630×391

Nuk do të jetë aspak problem që Dybala të sistemohet shumë shpejt në një skuadër të re, i duhet vetëm të zgjedh pasi ofertat për të vijnë thuajse nga të gjithë klubet më të rëndësishme europiane.
(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani