Aktualitet Lajme

Vasili thumbon Ramën: Dorëheqja ndan politikanin nga sharlatani –

Loading...

TIRANE

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ndalet sot te dorëheqja e ministres së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore në Meksikë, Josefa Gonzales Blanco Ortiz Mena, ndërsa përmes saj thumbon edhe kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Vasili shkruan se dorëheqja për shkak të standarteve të larta të politikës, është ajo që ndan një politikan nga një sharlatan.

“Ministrja e Meksikes dorehiqet per parime, ndersa Rama shkruan percartje mengjezore!?Doreheqjet per shkak te standarteve te larta te politikes parimore nga Austria,Anglia edhe nga Meksika e larget jane prova,qe ndan nje politikan nga nje sharlatan. Dihet pse dha doreheqjen Kurz dhe May.

Por sot vjen nje shembull i jashtezakonshem nga Meksika.Lexojeni arsyen e doreheqjes se ministres se mjedisit te Meksikes dhe kuptoni cfare kryeministri eshte Edi Rama dhe cfare standartesh morale dhe politike mizerabel e udheheqin tek zvarritet turpshem neper letra te cartura,qe vijne ere injorance e mediokritet dhe myk padijeje.

Loading...

Josefa Gonzalez Blanco Ortiz Mena, ministre e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore te Meksikes dha dorëheqjen pasi ajo kishte shkaktuar nje vonesë për udhëtarët,që udhëtonin në ate aeroplan dhe ekuipazhin e saj.

Gonzalos deklaroi dorehjen dhe tha:
“Nuk ka asnjë justifikim. Askush nuk duhet të ketë privilegje dhe përfitimet e një personi, madje edhe në kryerjen e detyrave të veta, nuk mund të jenë mbi mirëqenien e shumicës”.”-shkruan Vasili.

(BalkanWeb)

 

 

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani