Aktualitet Lajme

Vasili mbi dëmshpërblimin e Beccheti nga qeveria shqiptare: “Financat e brishta të vendit, përgjegjësi e Ramës”

Loading...

Ish kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka folur sot mbi lajmin se qeveria shqiptare do të dëmshpërblejë me 140 milion euro biznesmenin italian Franceso Beccheti.

Në një deklaratë për mediat, Vasili është shprehur se ky është një lajm tronditës për popullin shqiptar, duke thënë se përgjegjësitë për financat e dobëta të vendit e ka Rama.

 

“Përgjegjësia për këtë gjëmë të madhe që i bie shqiptarëve të varfër, bie drejtpërsëdrejti mbi Kryeministrin Edi Rama. Të gjithë shqiptarët do të donin të dinin se përse ne shënjestrojmë dhe fokusojmë përgjegjësinë vetëm te ai, dhe për të evituar çdo lloj subjektivizmi, po iu bëj publike se që në 10 prill të 2017, afër 2 vite e gjysmë më parë, unë personalisht në cilësinë e ministrit të Drejtësisë në atë kohë, kam njoftuar me shkrim Kryeministrin me numër protokolli 2357/1 se sipas një informacioni të Avokaturës së Shtetit, vetëm për katër çështje Shqipëria rrezikonte të humbiste 2 miliardë euro”, shprehet Vasili.

Deklarata e Vasilit:

Mediat shqiptare kanë bërë të ditur lajmin se si qeveria shqiptare dënohet dhe humbet gjyqin me biznesmenin italian Francesco Becchetti, për një shumë që në totalin e saj arrin në 140 milionë euro. Është një lajm tronditës për çdo shqiptar, për financat e brishta të shtetit shqiptar dhe provë e një kriminalizimi qeverisës të frikshëm, i cili nuk ndalet as përpara katastrofave të tilla financiare.

Sigurisht që ky nuk është një lajm i parë, ky është një lajm nga më të rëndët përsa i takon dimensionit financiar. Përpara tij, ai është paraprirë me dëme të tjera financiare, siç kanë qenë shoqëri të tjera që kanë fituar gjyqet dhe shteti i detyrohet rreth 7 milionë euro, apo çështje të tjera që shkojnë deri në 85 milionë dollarë.

Ky moment është një moment shumë delikat dhe shumë kritik për vendin. Përgjegjësia për këtë gjëmë të madhe që i bie shqiptarëve të varfër, bie drejtpërsëdrejti mbi Kryeministrin Edi Rama. Të gjithë shqiptarët do të donin të dinin se përse ne shënjestrojmë dhe fokusojmë përgjegjësinë vetëm te ai, dhe për të evituar çdo lloj subjektivizmi, po iu bëj publike se që në 10 prill të 2017, afër 2 vite e gjysmë më parë, unë personalisht në cilësinë e ministrit të Drejtësisë në atë kohë, kam njoftuar me shkrim Kryeministrin me numër protokolli 2357/1 se sipas një informacioni të Avokaturës së Shtetit, vetëm për katër çështje Shqipëria rrezikonte të humbiste 2 miliardë euro. I kërkoj qartë me shkrim, jo me fjalë dhe e informoj që gjendja është shumë shqetësuese dhe me pasoja tepër të ënda, të paparashikuara për financat e shtetit dhe pasurinë publike, kërkoj një analizë të thellë për çdo institucion më vete. Gjithashtu i kërkoj që kjo situatë kërkon një nxjerrje përgjegjësie për dëme të tilla financiare, sidomos në rastet e humbjes në proceset e arbitrazhit, mund të përbëjnë elementet e një vepre penale dhe personat përgjegjës do të duhet të vihen përpara një përgjegjësie për veprimet apo mosveprimet e tyre, të cilat kanë sjellë dëme të rënda ndaj interesave financiare të shtetit.

Edi Rama pra është njoftuar me shkrim. Qartësisht i është vënë në dispozicion i gjithë materiali i Avokaturës së Shtetit, ku rreziku i tmerrshëm për financat publike shqiptare ishte evident. Un e kam quajtur atë një tërmet financiar që po vjen. Megjithatë nga kryeministri në atë kohë dhe më pas nuk pati të nderuar qytetarë qoftë edhe një mbledhje të vetme pune. Nuk pati një shkresë të vetme, një reflektim të vetëm për të kërkuar ndalimin e menjëhershëm të procedurave  të zgjidhjes së tyre. Por përkundrazi, marrëzia shtetërore ka vazhduar edhe më tej.

Edi Rama ka besuar dhe beson se ashtu  sikurse ka kapur drejtësinë shqiptare, do të kapte dhe drejtësinë evropiane dhe atë botërore. Pandehte dhe ka iluzione e ëndrra sikur sot ë ishte vetë prokuror i çështjeve, vetë gjykatës i tyre dhe ai që i jepet përfundimin e gjithçkaje. Ky iluzion i marrë i këtij kryeministri të marrë, pra merr sot një tjetër përgjigje shumë të hidhur për shqiptarët, ku të gjithë janë kapluar nga dëshpërimi që për shkak të këtij kryeministri peng të interesave klienteliste të oligarkëve të tij, është gati të shkatërrojë gjithçka ë t’i krijojë dëme financiare të frikshme financave të shtetit dhe xhepit të çdo shqiptari.

Kjo letër pra, ua kujtoj edhe njëherazi është një provë e një dëshmi që kryeministri me vullnet nuk ka vepruar. Pra mos veprimi i tij ka qenë një favorizim i hapur për interesat e errëta që ai ka pasur e për të cilat Prokuroria shqiptare duhet t’i zbardhë duke filluar njëherazi një hetim të menjëhershëm për elementë të shpërdorimit të detyrës, me dëme kolosale në financat e shtetit, me të akuzuar kryesorë Edi Ramën , i cili ka qenë qartësisht i informuar për situatën.

Sigurisht që kjo situatë ka vetëm një zgjidhje, që është zgjidhja politike. Sepse të gjithë ju e kuptoni, që duke pasur një kryeministër të tillë i cili nuk shqetësohet fare për atë që i ndodh financave të shtetit dhe tronditjes financiare që ai lë pas, sigurisht që ky është një njeri që i sjell dëme në mënyrë të përditshme Shqipërisë.

Qytetarë të jeni të bindur, ky lajm i hidhur nuk është i fundit. E kam paralajmëruar ne atë kohë si ministër, e kam paralajmëruar edhe më pas në cilësinë e një anëtari të opozitës dhe një deputeti të Parlamentit. Dhe duhet të dini që kryeministri i vendit tuaj, kryeministri Edi Rama nuk ka lëvizur gishtin. Pra gjithçka që opozita po bën me përkushtim, të gjithë qytetarët po bëjnë me përkushtim në protesta e tyre, është për të shpëtuar Shqipërinë nga pasojat e tmerrshme shoqërore dhe mbi të gjitha nga një tërmet financiar i cili dha nëpërmjet kësaj çështjeje shenjën e parë shumë të rëndë të një krisjeje, e cila për fat të keq bie e gjitha në kurrizin e shqiptarëve. Ju faleminderit të gjithëve!

 

The post Vasili mbi dëmshpërblimin e Beccheti nga qeveria shqiptare: “Financat e brishta të vendit, përgjegjësi e Ramës” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...