Aktualitet Lajme

Vasili akuza ndaj qeverisë Rama: “Policia rrëmbeu protestuesit”

Pak më parë, ish kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se policët kanë marrë dhe rrëmbyer protestuesit, duke i dhunuar.

Në fjalën e tij, Vasili ka thënë se Prokuroria është bërë palë me krimin shtetëror dhe pa akuza, kanë mbajtur brenda protestuesit.

“Ky është një shtet gangsterësh, që rrëmben njerëz në mes të rrugës. Rreh protestues dhe njerëz në mes të rrugës. Policia godet gazetarët. Prokuroria ka vendosur të heshtë edhe përballë provave të frikshme të dhunës. Organi i akuzës është palë me qeverinë”, tha Vasili.

The post Vasili akuza ndaj qeverisë Rama: “Policia rrëmbeu protestuesit” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi