Kuriozitete

Varanasi vendi më i çuditshëm në botë, qyteti ku indianët shkojnë aty për të vdekur

Loading...

INDI– Për Hindusët, Varanasi është një nga qytetet më të shenjta në botë dhe ose ndryshe ata e quajnë shtëpia e shpëtimit. Shtëpi të tilla janë ngritur në të gjithë qytetin për të strehuar burrat dhe gratë që vijnë për të jetuar dhe e për të vdekur këtu.

Menaxheri i njërës prej këtyre shtëpizave, Manish Kumar Pandey, tregon historinë e një gruaje që kishte ardhur në shtëpinë e tij. Saraswati Aggarwal ishte një vejushë pa fëmijë, dhe erdhi këtu nga një vend diku afër Varanasit rreth katër vjet më parë pasi burri i saj vdiq.

Një tjetër banore, Gayatri Devi nga Rajasthan, i cili kishte qenë në shtëpizë për më shumë se pesë vjet, ka një djalë dhe dy vajza që jetojnë në qytete të tjera të Indisë, por ata rrallë e vizitojnë atë. Shumica e njerëzve që vijnë këtu për të vdekur thonë se pasi marton fëmijët jeta ndryshon, dhe aksush nuk e ka më mendjen tek ti si prind.

Këto gra janë ndër qindra njerëz që kanë  shkuar për të jetuar në Varanasi për vite me rradhë, duke pritur që vdesin në këtë qytet.

Banorët që shkojnë në këtë qytet paguajnë 20 rupi, në ditë për të mbuluar kostot e energjisë elektrike dhe shpenzimet e tjera. Ndërkohë gratë dhe burrat që kanë shkuar aty për të vdekur kënaqen deri në vdekje, hanë mish, vezë, qepë dhe hudhër ndërsa ushqimet që konsiderohen të papastërta nga sektet e caktuara të hinduizmit, janë të ndaluara për ta. Gjithashtu për sa kohë kanë shkuar të vetëm në këtë qytet për të vdekur, ata nuk lënë pas as aktivitetin seksual mes tyre.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

A.C.Dosja.al

 

The post Varanasi vendi më i çuditshëm në botë, qyteti ku indianët shkojnë aty për të vdekur appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani