Lajme

Vandalizohet shtëpia e ambasadorit amerikan në Athinë –

Loading...

Persona të paidentifikuar kanë vandalizuar rezidencën ku banon ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey R. Pyatt. Në muret e rezidencës ishte hedhur bojë e zezë. Sipas mediave greke, ambasadori amerikan njihet për mbështetjen e tij ndaj Kryeministrit Alexis Tsipras.

Vetë diplomati amerikan njoftoi në Twitter për sulmin ndaj banesës, të cilën e ka konsideruar “vandalizëm fëmijëror”.

“Mirëmëngjes, sot u zgjova me një vandalizëm fëmijëror jashtë rezidencës dhe do të bashkëpunojmë me autoritetet greke për të ndëshkuar fajtorët sipas ligjit. Shkatërrimi i pronës nuk është një protestë paqësore”, ka shkruar ai në Twitter.

Edhe Ministria e Jashtme e Greqisë ka dënuar sulmin ndaj ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Të papranueshëm dhe veprim të papërgjegjshëm” e konsideroi Ministria e Jashtme vandalizmin ndaj rezidencës, duke shtuar se ky akt nuk do të dëmtojë miqësinë mes Greqisë dhe SHBA-së.

Ndërkohë, autoritetet greke janë duke vazhduar hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e sulmit me bojë ndaj rezidencës amerikane. /tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...