Lifestyle

Vajza rruhej çdo ditë nga turpi, por tani e pranon veten siç është

Loading...

Leah jorgensen, një vajzë 33-vjeçare, vuan nga sindroma “vezore policistike”, një çrregullim hormonal që shkakton rritje jo-normale të qimeve të trupit.

 

Ajo mban mend që 14-vjeçe që e ngacmonin dhe e quanin “burrë”, ndaj për të fshehur qimet e trupit, ajo vishej me mëngë të gjata dhe rruhej rregullisht.

Kur ishte në të njëzetat, i shtoi edhe më shumë përpjekjet, kalonte disa orë për të rruar qimet nga mjekra, faqet, buzët, gjoksi, barku, krahë, këmbët dhe kurrizi.

Ngaqë nuk ndihej e qetë me veten, ajo e pati puthjen e parë vetëm kur ishte 27 vjeçe, dhe iu shmang dentistëve për 12 vjet.

Por tani që e ka lënë briskun dhe del lirshëm në publik, pa e vrarë mendjen se ç’thonë njerëzit, ajo thotë që ndihet më e qetë se kurrë.

Loading...