Sport

Vajza e Salah shënon gol në Anfield, ‘çmenden’ tifozët e Liverpoolit

Loading...

Skuadra e Liverpoolit ka zhvilluar dje ndeshjen e fundit në Anfield për stinorin 2018/19 të Premierligës.

Nuk e fituan titullin, por festuan me tifozët pas ndeshjes – për sezonin e tyre fantastik, përcjell GazetaBlic.

Pas ndeshjes, vajza e Mo Salah, Makka, driblizoi nëpër fushë – deri tek porta, me ç’rast edhe shënoi në portën e zbrazur.


Kjo i pëlqeu shumë tifozëve të Liverpoolit, të cilët brohoritën pas golit të saj.

Ndërkohë, Salah fitoi ‘Këpucën e Artë’ të Premierligës për të dytin sezon radhazi.

/GazetaBlic/

 

Burimi

Loading...