Aktualitet

“Vagona me naftë largohen përditë nga Shqipëria, popullo nuk fiton asgjë, milionat në xhepat e koncensionarëve” (VD)

Loading...

TIRANË- Nisma Thurje ka publikuar sot një video në të cilën tregon se dhjetara vagona të mbushur më naftë largohen çdo ditë nga Shqipëria. Sipas tyre kompanitë që e shesin naftën fitojnë miliona dollarë, ndërsa populli nuk fiton asgjë.

Për këtë gjë Nisma Thurje shton se është faji i koncensioneve që janë firmosur të tilla marrëveshje, ku i humbur del populli.

POSTIMI I PLOTË

Nuk jemi të varfër por të vjedhur!

Video tregon vagonat me naftë që përditë largohen nga Shqipëria.

A e dini se sa është fitimi i kompanive konçesionare?

Qindra miliona dollarë në vit.

A e dini se sa është fitimi ynë si popull? 0

Si ka mundësi?

Të tilla i kanë firmosur marrveshjet konçesionare në vite, ata që vazhdojnë e drejtojnë vendin pa u hyrë gjemb në këmbë.

E sikur kjo të mos mjaftonte, paguajmë edhe çmimin e naftës ndër më të shtrenjtët në botë, me cilësinë më skandaloze.

Nuk jemi aspak një vend i varfër por jemi thellësisht të vjedhur.

Të vjedhur e të përçarë.

Dita kur bashkohemi, do të jetë dita kur zhvillohemi!

#Bashkohu

Kujtojmë se Nisma Thurje prej disa javësh tashmë, është duke mbledhur fimra për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri. Sipas tyre ky sistem po varfëron njerëzit, ndaj duhet bërë një ndryshim rrënjësor. Deri tani kanë qenë me mijëra qytetarët dhe figura të njohura publike që kanë firmosur dhe janë pro kësaj nisme.

(A.B. Dosja.al)

The post “Vagona me naftë largohen përditë nga Shqipëria, popullo nuk fiton asgjë, milionat në xhepat e koncensionarëve” (VD) appeared first on .

Marre nga

Loading...