KOSOVA

Universiteti i Prishtinës të jetë në hap me trendet bashkëkohore të arsimit –

Loading...

9:20, 14 Maj 2019

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar sot me rektorin UP-së Marian Dema me të cili ka folur për planifikimin e avancimit të Universitetit të Prishtinës, njofton .

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë që UP është aset kombëtar dhe “pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë tonë”.

“Me qëllim të avancimit të arsimit të lartë në vendin tonë sipas standardeve globale, prita sot rektorin Marian Dema, së bashku me disa nga dekanët e UP-së, nga të cilët u informova për sfidat me të cilat përballet ky institucion. Biseduam posaçërisht për mundësinë e modernizimit dhe rifunksionalizimit të laboratorëve, rritjen e efektshmërisë së instituteve nëpër fakultete, si dhe rigjenerimin e kapaciteteve kadrovike në fushat deficitare, veçmas në inxhinierinë elektrike dhe në fushën e matematikës”.

Loading...

“Si nismë e rrugëtimit tonë të përbashkët, që Universiteti i Prishtinës të jetë në hap me trendet bashkëkohore të arsimit, u dakorduam që të bëhet një plan operacional, që përfshinë rishqyrtimin e normativave ligjore të arsimit të lartë”, ka shkruar Haradinaj.

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani