Aktualitet Lajme

Udhëtonte me mijëra euro e dollarë dhe pulla vizash të falsifikuara, kapet në kufi turku

Loading...

Një shtetas turk është arrestuar ditën e sotme nga policia kufitare në Kapshticë pasi i janë gjendur 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara dhe 5300 euro e 4095 dollarë.

“Policia Kufitare e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin  Korçë  në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohen në Pikat e Kalimit Kufitar. Gjatë kontrolleve goditet një tjetër rast i tentativës për transferta të paligjshme parash jashtë vendit, si edhe falsifikimit të vizave. Arrestohet në flagrancë një shtetas turk.

Sekuestrohen 5300 Dollarë, 4095 Euro si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

Loading...

Mbi bazën e informacioneve të marra  në rrugë operative, si dhe kontrolleve të shtuara,  shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në vijën e dytë të mjetit tip autobus me drejtues shtetasin turk A.U, 52 vjeç, në një çantë personale të tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5300 Dollarë dhe 4095 Euro të pa deklaruara në kufi, si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, njofton policia.

The post Udhëtonte me mijëra euro e dollarë dhe pulla vizash të falsifikuara, kapet në kufi turku appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani