U tha se e ndau Tristian nga e dashura shtatzanë, Khloe zbulon të vërtetën: “Më tha që ishte beqar”

Së fundmi, është bërë virale deklarata e ish të dashurës së Tristian Thompson, e cila u shpreh se Khloe Kardashian ishte lidhur me basketbollistin në një kohë kur ai ishte me të.

Por së fundmi, mbi këto fjalë ka reaguar vet Khloe, e cla ka zbuluar në Instagram se gjatë kohës kur e njohur Tristian, ajo nuk kishte për qëllim që ta ndante nga mamaja e djalit të tij, por ai i tha se ishte beqar.

“Jam e zhgënjyer që më duhet ta postoj këtë por… Më duhet ta them të vërtetën. Merreni si të doni”, e nisi Khloe.

“E vërteta ime është se: E takova Tristan-in sepse AI VENDOSI të dalë në një takim me mua pa u parë më parë. Një mik i përbashkët na prezantoi. Pas disa takimeve, Tristan më tha se kishte një ish, e cila ishte shtatzënë. Sigurisht, pas kësaj kisha dyshime nëse duhej ta vazhdoja njohjen”, u shpreh Khloe, por më pas tha se Tristian ia mbushi mendjen që ai ishte single.

 “Më vuri të flisja me njerëzit e tij më të afërt”, shpjegoi ajo, “më tregoi prova fizike (shkëmbime mes të dyve) dhe më lidhi në telefon me avokatët e tij për të provuar se kishte të drejtë. Miqtë e tij më të ngushtë, partnerët në sipërmarrje dhe madje edhe mamaja e tij më thanë se Tristan dhe ish-i i tij ishin ndarë para se ne të takoheshim.”

“Kjo është e vërteta ime. E vërteta që kam besuar unë. Nëse për ndonjë arsye kjo nuk është e vërteta faktike, do më vinte tmerrësisht shumë keq nëse Tristan dhe miqtë e tij të afërt do të gënjenin për diçka të tillë”, ka thënë Khloe.

The post U tha se e ndau Tristian nga e dashura shtatzanë, Khloe zbulon të vërtetën: “Më tha që ishte beqar” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi