Aktualitet Lajme

U shkarkua nga Vetting-u, reagon gjyqtari Vjerdha: “Fali Zot se nuk dinë ç’bëjnë”

Loading...

Gjyqtari shkodran Fuat Vjerdha është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, një vendim që ai e cilëson si një vazhdim të lu.ftës së klasave.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ish gjyqtari i Apelit Civil në Shkodër ka falenderuar miqtë për mbështetjen, ndërsa ka kujtuar vitin 1973, kur thotë se atij iu mohua e drejta e studimit nga lu.fta e klasave në komunizëm.

Me të njëjtin argument e krahason ai vendimin e KPK, ndërsa ka dhënë një lutje për të gjithë personat që e dhanë këtë vendim për të.

Statusi i tij:
Të dashur miq!

Loading...

Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen qe po më jepni me mesazhet tuaja dhe keqardhjen qe shprehni për shkarkimin tim nga detyra fisnike e gjyqtarit, të cilën e ushtrova për 25 vite.
Kjo situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave.
Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e të majtë qe më njihnin.
E përsëris se nga salla e vettingut kam dalur kryenaltë, sepse u provua që nuk kam qenë dhe nuk jam i korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale, nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër.
Gjithçka tjetër është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që unë kam përfaqësuar në gjyqësorin shqiptar.
Mos ndjeni keqardhje për mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranës. Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!

The post U shkarkua nga Vetting-u, reagon gjyqtari Vjerdha: “Fali Zot se nuk dinë ç’bëjnë” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani