U pyet për masakrën e Peshkëpisë, Fredi Beleri: Erdha që të më mbarojë baltojsa dhe poshtërimi

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje Fredi Bejlerin, i cili është në hetim për akte terroriste. Rihapja e hetimit për masakrën e Peshkepise në vitet ’90 nxori në skenë emrin e tij.

Masakra u mor përsipër nga organizata terroriste, MAVI. Bejlerit me herët iu refuzua nga KQZ kandidimi për Bashkinë Himarë.

Në një prononcim për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha ai tha: “Erdha në prokurori që të mbarojë baltosja dhe poshtërimi ndaj figurës sime për një çështje që nuk kam asnjë lidhje. Në ditë dhe në muajin që është bërë veprimi unë kam qenë në Qipro. Dhe autoritet greke dhe ato shqiptare kanë provat që të ndalojnë poshtërimin e figurës time për veprimet e mia politike”.

Çfarë provash iu depozituan prokurorët për këtë çështje?

Asnjë provë.

Ka të dhëna që tregojnë se iu jeni marrë në hetim për këtë çështje…

Nuk jam marrë në hetim.

Por ndërkohë çfarë mund të thoni se 1 vit pas kësaj masakre ju u ndaluat nga autoritet greke së bashku me disa persona të tjerë?

Bejleri nuk përgjigjet.

Marrë nga Top Channel

The post U pyet për masakrën e Peshkëpisë, Fredi Beleri: Erdha që të më mbarojë baltojsa dhe poshtërimi appeared first on .

Marre nga