Aktualitet

U nisën për festë, kthehen me arkivol, ceremonia mortore për të vdekur e kavajës

Loading...

Aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në Kavajë, mori tre jetë dhe tre të tjerë mbetën të plagosur. Lumturie Demrozi, gruaja që humbi jetën nga aksidenti ka mbrojtur dy vajzat e saj, Xhesika Demrozi, 21 vjeçe dhe Ermira 12 vjeçe.

Një lajm i mirë vjen për vajzën e madhe e cila ka dalë nga Spitali i Truamës në Tiranë dhe tashmë është në një gjendje më të stabilizuar, por ka një këmbë të thyer. Ndërsa vjaza tjetër ka marrë dëmtime më të lehta.

Ndërsa Vilson Cara 23 vjeç që humbi jetën në aksident është banor i lagjes numër dy në Kavajë. Viktima tjetër është Gentian Belba, po banues në Kavajë, i cili pak kohë më parë ka humbur dhe nënën e tij.

Loading...

Por detaji që e bën me tragjik këtë aksident është fakti se  të rinjtë ishin nisur për të festuar pasi njëri prej tyre, Vilson Cara kishte ditëlindjen. Të rinjtë ishin nisur për festë, pasi shoku i tyre bëntë 24 vjeç, por e kthyen në mort. 

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmë dhe mësohet makina që po udhëtonin të rinjtë ishte e marrë me qera. Automjeti u përplas me tabelën e një karburanti, ku aty ndodhej edhe viktima Lumturie Dembrozi, bashkë me vajzat e saj. 48-vjeçarja dhe vajzat e saj ishin duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi akisdenti. Dëshmitarët nga vendngjarja tregojnë si Benzi ka dalë nga rruga dhe mori përpara këmbësorët.

(A.B. Dosja.al)

The post U nisën për festë, kthehen me arkivol, ceremonia mortore për të vdekur e kavajës appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani