Aktualitet

U dhunua nga policia, flet për herë të parë Dollapi: Arben Baro dha urdhër ‘kapeni dhe mbyteni’

Loading...

TIRANË– Said Dollapi, sekretari organizativ i Partisë Demokratike ka folur për herë të parë pasi u dhunua nga efektivët e policisë më datë 11 maj, gjatë protestës që zhvilloi opozita.

Në një lidhje telefonike me “Të paekspozuarit”, Dollapi tha se ka qenë në ushtrimin e detyrës së tij, si drejtues i tubimit.

Ma përcakton ligji të jem në një pozicion të dukshëm, pranë forcave të rendit. Në mënyrë që punonjësit e policisë të mos cënohen nga protestuesit.

Un po kthehesha në selinë e PD-së dhe dëgjova zërin en jë zonjushe ‘vdiqa mbarova’.

Shkova dhe pashë që ajo ishte një gazetare, e mora dhe e çova tek dy kullat. Gjatë rrugës mora edhe një kameraman dhe e bashkova me gazetaren. Jam intimiduar dhe jam dhunuar në mënyrë barabre nga një efektiv policie që më vonë e mora vesh që ishte Arben Baro.

Hoqa kundragazin, u prezantova dhe doja të largohesha. Tentova të largohesha dhe në atë moment dëgjova fjalët ‘kapeni, largojeni, mbyteni’.

Ika me vrap dhe në atë moment ndjeva një goditje. Isha i shtrirë pasi humba ekuilibrin. Më goditën në këmbë me një plumb plastik. Më pas erdhën një grumbull policësh që vepruan në mënyrë të pamëshirshme mbi mua.

Edhe pse unë nuk bëra rezistencë, edhe pse u prezantova, përsëri ata ushtruan dhunë mbi mua.

Kam shenja në të gjitha pjesët e trupit,”- tha Dollapi ndër të tjera.

Sekretari organizativ të Partisë Demokratike u rrah barbarisht nga polica mbrëmjen e 11 majit, ndërkohë që opozita zhvillonte protestë kombëtare kudër qeverisë Rama. Në videon që qarkulloi në të gjitha mediat, shihej se më shumë se 9 policë rrahin barbarisht me shkop gome, Dollapin.

Polici që kap në fillim Dollapin është Arben Baro, nga Tepelena. Siç shihet edhe në videon e dhunimit Baro, i cili është drejtuesi i FNSH-së, duket se u jep shenjë oficerëve të tjerë që të vijnë tek përfaqësuesi i PD-së. 

(f.m & a.s/dosja.al)

The post U dhunua nga policia, flet për herë të parë Dollapi: Arben Baro dha urdhër ‘kapeni dhe mbyteni’ appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani