Aktualitet

U dhunua barbarisht në protestë, lihet i lirë pas arrestimit Sahit Dollapi

Loading...

Tiranë-Sekretari Organizativ i PD-së Sahit Dollapi është lënë i lirë pas arrestimit në protestën e djeshme të opozitës.  Mësohet se forcat e policisë janë larguar nga spitali i Traumës,  rreth orës 02:00 të ditës së sotme, aty ku Dollapi po merr mjekim pas dhunimit nga policia.

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Said Dollapi u dhunua mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së opozitës. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet teksa policët me shkop gome dhunuan Dollapin. Zyrtari i PD-së, Dollapi ishte i maskuar me kundra-gaz në protestë dhe njëri nga efektivët i kërkoi ta hiqte.

Pasi sekretari i PD-së hoqi maskën, vrapoi për t’u larguar por efektivët u sulëm me vrap  në drejtim të tij dhe më pas, më shumë se 9 policë e rrahën barbarisht me shkop gome.

Nga ana tjetër, në spitalin e Traumës për kurim, Policia e Shtetit refuzoi  hyrjen e Avokatit të Popullit në ambientet, ku edhe ndodhej i dhunuari Said Dollapi. Pas disa tentativash, Ballanca arriti  të futet në spital por e njëjta gjë nuk ka ndodhur me ish-deputetët e PD-së. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

The post U dhunua barbarisht në protestë, lihet i lirë pas arrestimit Sahit Dollapi appeared first on .

Marre nga

Loading...