Aktualitet Lajme

U betuan në Kuvend, kush janë deputetët e rinj të mazhorancës e opozitës?

Loading...

Ditën e sotme në seancën plenare janë betuar deputetë të opozitës dhe të mazhorancës, këta të fundit për shkak të vendeve vakante që u lanë nga deputetët që u larguan për të kandiduar në zgjedhjet lokale.

Halil Valter, Selami Jenisheri dhe Besnik Troplini nga listat e PD, janë betuar sot në Kuvend pasi opozita doli jashtë Parlamentit. Nga rradhët e LSI, janë betuar sot në Kuvend Edmond Stojku, Vasil Sterjovski dhe Suzana Topi.

Përsa i përket deputetëve të mazhorancës, sot janë betuar Eljo Hysko, që merr mandatin e Rakip Sulit që do të kandidojë për bashkinë e Kamzës,  Adriana Jaku zë vendin e  lënë bosh nga  Pjerin Ndreu, të cilit PS i ka besuar Bashkinë e Lezhës.

Po ashtu si deputet i ri në Kuvend u betua sot edhe Florenc Spaho i cili merr mandatin e Nuri Belbës që kandidon në Prrenjas, si edhe Ardit Konomi merr mandatin e Ilir Xhakollit, i cili më 30 qershor do të kandidojë për Bashkinë e Pogradecit.

The post U betuan në Kuvend, kush janë deputetët e rinj të mazhorancës e opozitës? appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...