Lifestyle

U bë meme në rrjetet sociale, Jonida Maliqi ka një mesazh për të gjithë shqiptarët

Loading...

Ditët e fundit këngëtarja Jonida Maliqi është vënë në qendër të të gjitha mediave online për shkak të mënyrës së si e flet anglishten.

Mirëpo pavarësisht gafave të panumërta që bëri në intervista, teksa ndodhet në Tel Aviv për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, Jonida ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët.

Ajo i ka ftuar të gjithë bashkëatdhetarët e saj që ta votojnë kur kanë mbetur vetëm pak orë para performancës së saj në gjysmëfinalen e dytë të edicionit të 64-t të Eurovision.

Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtezakonshme qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj te tere shqip #KthejuTokes!

Per pak ore ngjitem ne skenen e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshe! Nese mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj te votoni Shqiperine me numrin #14! Jemi bashke ne kete sfide, une me fuqine e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat,“- shkruan këngëtarja në një postim në Instagram.

Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës” që ka në fokus temën e emigracionit.  Nga 41 vende që konkurrojnë, vetëm 26 do arrijnë të shkojnë në finale.

(f.m/dosja.al)

The post U bë meme në rrjetet sociale, Jonida Maliqi ka një mesazh për të gjithë shqiptarët appeared first on .

Marre nga

Loading...